25.7 C
Albania
Fri, 23 July, 2021

Miqësia e veçantë mes Maradonas dhe Rafaella Carra/ Legjenda e futbollit kaloi një natë në burg për të

Rafaella Carra dhe Diego Armando Maradona kishin një të përbashkët. Ata ishin të aftë që ta bënin publikun që të ëndërronte. Ndoshta edhe për këtë arsye, rrugët e tyre ishin të destinuara që të bashkoheshin.

Në 1979 – Maradona e vlerësonte shumë Carra-në. Deri në pikën që të kalonte një natë në burg për të. Ishte vetëm 18 vjeç kur Diego u përpoq që të kalonte vijën e sigurisë në një event në Buenos Aires, për të dëgjuar Carra. Kjo e fundit e kujtonte shpeshherë këtë ngjarje.

Situata degjeneroi në disa momente dhe ishte e pashmangshme. “Ti nuk e di kush jam unë”, thoshte Maradona, i cili më pas kaloi një natë në burg. Kur Carra mori vesh për këtë incident, mori një fanellë të tij dhe i la një autograf.

Në Spanjë – Disa vite më vonë, Rafaella Cara shkoi në Madrid. Ajo nuk e kishte harruar atë djalin, i cili me kalimin e kohës ishte bërë një kampion. Carra, kumbara e një eventi, donte të nxirrte në ankand bluzën e Diegos.

E Maradona u paraqit menjëherë në hollin e hotelit për t’ia dorëzuar personalisht. Nga ai episod, lindi një miqësi e jashtëzakonshme. Diego me familjen e tij ndiqnin programin “Hola Rafaella”.

Miqësi e vërtetë – Edhe pas lamtumirës së Diego Maradonës në Itali, ata të dy mbanin lidhje me njëri-tjetrin. Donte që të kthehej në Itali që të këndonte me të në “Sanremo”, por Rafaella nuk ia këshillonte një gjë të tillë.

Kur ai u kthye në Itali për herë të parë, ai zgjodhi sërish atë, Rafaella, në një episod të paharrueshëm të “Carramba che sorpresa” në nëntor të vitit 1998.

E kur Maradona ndërroi jetë, Carra bëri një mesazh mjaft prekës në rrjetet sociale. “I dashur shoku im, vuaj shumë dhe lutem. Na le shumë shpejt. Të dua”, ishin fjalët e Rafaella-s.

Artikuj të ngjashëm

Lini një përgjigje

Qëndro i lidhur

11,003FansaPëlqeje
10,700NdjekësitNdiq
- Advertisement -

Artikujt e fundit