Ministrja Manastirliu jep lajmin e mirë mes pandemisë së koronavirusit: Në spitalet publike është rritur numri i…

0
3

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur se 15,713 të porsalindur kanë përfituar nga bonusi i bebes në 6 mujorin e parë të 2020.

Manastirliu shkruan se lajmi i mirë në këtë situatë të vështirë epidemie është se në 6 mujorin e parë të 2020 kemi një rritje të lindjeve në spitale publike dhe spitale private në vend krahasuar me 6 mujorin e parë të 2019.

Postimi i Ministres:

Fëmijët Të Parët

15,713 të porsalindur kanë gëzuar familjet e tyre në 6 muajt e parë të vitit 2020 dhe kanë përfituar bobusin e bebes, nga programi i qeverisë që mbështet çdo familje, pa dallim.

Mes tyre janë edhe 2,541 që kanë ardhur në jetë jashtë vendit, por të regjistruar në Shqipëri

Pavarësisht situatës së vështirë të pandemisë, ka rritje të lindjeve në spitalet publike, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar

Mirënjohje epikeve mjekësore që kujdesen çdo ditë për shëndetin dhe sigurinë e nënave dhe të porsalindurve.

Leave a Reply