Ministrja e Financave karantinohet në banesë pasi rezultoi pozitive me COVID-19

0
15

Ministrja e Financave, Anila Denaj ka bërë të ditur se ka rezultuar pozitive në testin e koronavirusit.

Në një postim në Facebook, ministrja e qeverisë thekson se është karantinuar në banesë ndërsa ka bërë apel për të zbatuar rregullat për mbrojtjen nga Covid-19. ”

Pas testimit për COVID 19, ju informoj se kam rezultuar pozitive. Aktualisht jam karantinuar, duke ndjekur udhëzimet e mjekëve për hapat e mëtejshëm dhe trajtimin gradual të sëmundjes”, thekson ministrja e Financave.

Anila Denaj është ministrja e tretë e kabinetit Rama, e cila është prekur nga COVID-19.

Disa ditë më parë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikes, Belinda Balluku është prekur nga COVID. Po ashtu edhe ministri i Turizmit, Blendi Klosi.

Statusi i plotë

Të dashur miq,

Pas testimit për COVID 19, ju informoj se kam rezultuar pozitive. Aktualisht jam karantinuar, duke ndjekur udhëzimet e mjekëve për hapat e mëtejshëm dhe trajtimin gradual të sëmundjes.

Ju ftoj të gjithëve, të zbatojmë rregullat e higjienës dhe të mbajmë maskën duke ruajtur distancën sociale.

Ju uroj shëndet të plotë!

Burimi: Panorama.al

Leave a Reply