Ministria e Arsimit u lë ‘topin’ drejtorëve të shkollave/ Çfarë do ndodhë me gjimnazistët që kanë temperaturë ditën e provimit?!

0
104

Në një kohë kur viti shkollor është djegur për shumë prej fëmijëve, të të gjitha klasave, përveç maturantëve që do të futen në provim, Ministria e Arsimit duket se nuk ka asnjë plan të mirëmenduar as për masat që do të merren në ditët e provimeve.

Në një udhëzim që u është shpërndarë drejtuesve të shkollave, që kanë edhe detyrimin që të rendojnë ditën e provimeve, është lënë një pasaktësi e madhe lidhur me nxënësit që mund të rezultojnë me temperaturë, që është dhe një nga masat që do të merret në momentin që ata do të futen në shkolla.

Ministria lë të paqartë se çfarë do të ndodhë me këta nxënës që mund të rezultojnë me temperaturë më të lartë se normalja, duke ua lënë barrën drejtuesve të grupeve të provimit, ndërkohë që mund të kushtëzohet dhe e ardhmja e maturantëve. Përgjegjësia se çfarë do të ndodh me gjimnazistët në në situatë të tillë të mundshme mbetet jetime, ndërkohë që administruesit janë përballë dy zgjedhjeve, ta lënë të futet në klasë, apo tia mohojnë bërjen e provimit.

“Sipas urdhrit nr 114 date 18.05.2020 per MSH pika 10 thuhet: Stafi mjekesor i shkolles (mjeku/infermierja e shkolles ), nese ka, apo personeli i shkolles i caktuar nga drejtori, kryen per cdo maturant kandidat proceduren si me poshte – Mat temp ne balle me term digjital, sperkat solucion dezinfektues me permbajtje 70 % alkool ne duart e nxenesve”, thuhet në një pjesë të udhëzimit të Ministrisë së Arsimit.

Ndërkohë që drejtuesi i një shkolle ngre shqetësimin në redaksinë e Faxweb.al, ku shprehet se: “Mbas kontrollit për temperaturë ka dy opsione: 1.Nuk ka temp vazhdon futet në klasë për provim. 2.Nëse ka temperaturë, çfarë ndodh?? Si porcedohet në këtë situatë,  nga MASR nuk ka asnjë udhëzim”.

Sa të ketë një qartësim nga ana e Ministrisë së Arsimit, duket se mund të ketë gjimnazistë që mund të digjen nga një paqartësi e tillë.

Leave a Reply