8.5 C
Tiranë
HomeAktualitetMilaim Zeka e lëshon gojën keq dhe plas deklaratën e fortë për...

Milaim Zeka e lëshon gojën keq dhe plas deklaratën e fortë për Edi Ramën!

Analisti Milaim Zeka shpërtheu keq sot në emisionin ‘Breaking’ teksa po komentonte situatën politike në Kosovë dhe nismën ‘Open Ballkan’.

Sipas tij një pjesë klasës politike shqiptare është e lidhur me Beogradin dhe se nuk duan që integrimi i Kosovës të kalojë nëpër Tiranë, por me Serbinë.

“Kemi ëndërruar që pikën e referimit ta kemi Tiranën, për jetë e mot, që hyrja tranzit në BE të kalojë përmes Tiranës e jo mes Beogradit e vazhdojmë të jemi minoritet. Shqiptarët e Kosovës që e kanë mbështetur Jugosllavinë kanë qenë gjithmonë shumicë, e kjo shumicë ka fol shqip e ka ëndërruar Jugosllavinë, e kanë parë që Beogradit të jetë pikë tranziti, janë të rëndësishëm në Kosovë dhe me poste”, tha Zeka.

E pikërisht shigjetimet lidhen me faktin e sulmeve të politikanëve të Kosovës dhe Shqipërisë.

“Edhe mua as s’më ha palla për Edi Ramën, por këta duke sharë Edi Ramën shajnë Shqipërinë , e këta njerëz kanë krijuar murin kinez, duke na etiketuar ne edhe ju. Janë këto njerëz që janë pjesë e zorrës së trashë të Beogradit që prodhojnë qelb në Kosovë dhe në Shqipëri. E flasin me “ne dhe ju”, ose siç na quajnë ne kosovarët, apo siç thonë për shkak edhe gazetarët, siç na thonë edhe ne shqiptar maqedonas. Për turpin e zi të Edi Ramës i ka pasur këshilltar Shkëlzen Maliqin, babi i tij ka qenë ministër në kohën e Titos, na ka rrahur, torturuar e poshtëruar, pikërisht se ne kemi kërkuar të drejta të barabarta me popujt se kemi dëgjuar Radio Tirana e TVSH”, tha Zeka.

Ndërsa u shpreh se Kurti ka vepruar në mënyrë të çuditshme duke bërë fushatë në Shqipëri kundër Edi Ramës në zgjedhjet e 25 prillit. “Turpi i Edi Ramës që nuk e shpalli “non grata” Kurtin, se unë do ta ndaloja se një kryeministër të vinte në vendin tim e të bënte fushatë kundër meje”, tha ai.

Qëndro me ne
14,000FansLike
10,557FollowersFollow
Më të lexuarat
Të tjera

Lini një koment