Meta sqaron nga Korça se pse e ktheu Kodin Zgjedhor në Kuvend: Mundësi maxhorancës që të reflektojë, përndryshe…

0
24

Presidenti Ilir Meta ka folur nga Korça, ndërsa ka sqaruar dhe arsyet e këtij vendim. Në një prononcim për mediat, kreu i shtetit theksoi se arsyeja se pse dekreti u kthye në Kuvend ishte fakti që të kthehej në shina marrëveshja e 5 qershorit.

“Thirrja e tyre drejtuar presidentit për ta kthyer përsëri në Kuvend këtë akt. Me qëllim rikthimin e aktit në shinat e 5 qershorit, kjo ishte një arsye kryesore për t’i dhënë mundësi tjetër maxhorancë që të reflektojë, të respektojë këtë marrëveshje gjithëpërfshirëse, përndryshe padyshim që do të mbajë një përgjegjësi kritike. Jo vetëm për këtë precedent të rrezikshëm në 3 dekada në mënyrë të njëanshme dhe për vonesën pa fund të procesit të çeljes së negociatave. Respektimi i kësaj marrëveshje është kusht i padiskutueshëm për BE.”, tha Meta.

Mes të tjerash Meta tha se është shumë i qetë, pasi është në një gjatësi vale me popullin, ndërsa shtoi se qytetarët duan që t’i jepet fund krizës artificiale politike.

“Presidenti është shumë i qetë për arsye se është në një gjatësi vale me popullin shqiptar. Pavarësisht nga referencat partiake apo politike, apo i gjithë populli shqiptar që është pa parti dhe i mërzitur nga to dhe lojërat e tyre, kërkon që t’i jepet fund kësaj krize artificiale.

Kuvendi i Shqipërisë nuk ka qenë kurrë në këtë gjendje jo kushtetuese. Populli kërkon paqe dhe integrim europian. Kjo nuk mund të arrihet pa pasur reflektim nga parlamenti.”, pohoi kreu i shtetit.

loading…

Leave a Reply