Meta ‘nxin’ Shqipërinë: I tregova drejtorit të OBSH për Europën se është përkeqësuar situata e COVID në vendin tonë…

0
28

Në një kohë që Drejtori Rajonal i OBSH-së për Europën, Dr.Hans Kluge tha një ditë më parë se situata e COVID në vendin tonë është në kontroll, një deklaratë e tillë nuk ka qenë me mjaftueshme për presidentin Ilir Meta.

Mësohet se në takimin që kanë zhvilluar ditën e sotme, nisur deklaratës së shpërndarë nga vetë Presidenca, Meta i ka folur për përkeqësimin e situatës së COVID në Shqipëri si edhe për marrjen e masave. Meta thotë se duhet rritur numri i testimeve, por dje nuk ka qenë i këtij mendimi Kluge, ku deklaroi se ‘testimet nuk duhet të jenë qëllim në vetëvete‘. Ajo që vihet re është se edhe në këtë takim, kreu i shtetit shfaqet pa maskë, ndryshe Drejtori i OBSH-së për Europën, Dr.Hans Kluge.

“Zhvillova sot një takim të frytshëm me Drejtorin Rajonal të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Europën, Dr.Hans Kluge.

Diskutuam për përkeqësimin e ritmeve të përhapjes së pandemisë COVID-19 në vendin tonë dhe masat efektive të menjëhershme, që duhen ndërmarrë në funksion të mbrojtjes së shëndetit të çdo qytetari.

Theksova nevojën e rritjes të buxhetit për sistemin shëndetësor, shtimin e numrit të testimeve dhe  kapaciteteve spitalore për trajtimin e të prekurve, plotësimin pa zvarritje të mëtejshme të nevojave spitalore, si dhe unifikimin e protokollit të trajtimit në kushtet e shtëpisë.

Është tepër e domosdoshme rimbursimi i shpenzimeve për barnat dhe shërbimet për të sëmurët me COVID-19, veçanërisht të pensionistëve e qytetarëve në nevojë, të cilët trajtohen në banesë dhe që për shkak të të ardhurave të pamjaftueshme e kanë të pamundur përballimin e kostove të larta ekonomike”, shkruan Meta.

Në konferencën që pati ditën e djeshme, Drejtori Rajonal i OBSH-së për Europën, Dr.Hans Kluge tha se situata e COVID në vendin tonë është në kontroll, se testimet nuk duhet të jenë qëllim në vetëvete, një përgjigje kjo për dy akuzat e ardhua nga opozita, mes tyre të vetë kreut të Shtetit Ilir Meta.

Burimi: Shqiptarja.com

Leave a Reply