Messi pa konkurrencë nga gjuajtja e lirë në pesë sezonet e fundit/ Në listë edhe Enis Bardhi

0
21
messi

Lionel Messi është pa konkurrencë në listën e golave të shënuar nga gjuajtja e lirë në pesë sezonet e fundit.

Superylli i Barcelonës realizoi një gol fantastik në përballjen e të dielës kundër Athletic Bilbaos, ndërsa ky ishte goli i 650 në karrierë me klubin katalunas.

Për më shumë, kjo ishte hera e 49-të që argjentinasi shënonte një gjuajtje e lirë direkte, ndërsa 38 prej tyre i ka realizuar në La Liga.

Në bazë të një statistike, Messi ka shënuar më së shumti gola nga gjuajtja e lirë në pesë sezonet e fundit në Evropë – plot 21 herë.

Pas tij në renditje ndodhen futbollisti i Interit, Alexander Kolarov dhe ai i Southamptonit, James Ward-Prowse (me nga tetë gola të shënuar nga gjuajtja e lirë).

messi

Pason sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala, me shtatë, ndërsa po aq ka edhe sulmuesi i Celta Vigus, Iago Aspas.

Në këtë listë ndodhet edhe futbollisti shqiptar i Levatnes, Enis Bardhi, me gjashtë gola të shënuar nga gjuajtja e lirë.

Burimi: Telegrafi

Lini një përgjigje