29.5 C
Tiranë
HomeSportMesazhi thumbues i Solskjaer për Cristiano Ronaldon

Mesazhi thumbues i Solskjaer për Cristiano Ronaldon

Ole Gunnar Solskjaer e ka thumbuar Cristiano Ronaldon.

CR7 raportohet se është shumë shumë afër transferimit te Manchester City i Pep Guardiolës.

Për shkak të historisë që ka shkruar me Manchester United, për gjashtë sezone ku ka bërë 292 paraqitje dhe ka shënuar 118 gola, Solskjaer thotë se ai po gabon.

Një legjendë që ka luajtur për Unitedin, sipas Solskjaer s’mund të shkojë te rivali më i madh, te rivali historik, Manchester City.

“E di që jemi profesionist, por kur luani për Manchester United ju s’mund të shkoni te Manchester City”, u shpreh Solskjaer.

Fabrizio Romano nga Italia raporton se Ronaldo zyrtarisht i ka kërkuar Juventusit që ta shesin dhe Zonja e Vjetër është duke pritur ofertën e Cityt.

Në anën tjetër, Jorge Mendes po punon për të arritur marrëveshje personale me Cityn, për një kontratë 31 milionë euro neto në sezon. Dilema mbetet kontrata një vjeçare, apo deri më 2023.

Qëndro me ne
13,510FansLike
10,902FollowersFollow
Më të lexuarat
Të tjera

Lini një përgjigje