29.7 C
Albania
Mon, 21 June, 2021

Merkel ndryshon mendim: Do ta marr vaksinën e AstraZenecas

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka ndryshuar mendje dhe ka thënë se do të marrë dozën e AstraZenecas kur të thërritet për të bërë vaksinën, duke shtuar se motoja e qeverisë për të luftuar pandeminë e koronavirusit është “vaksinimi, vaksinimi, vaksinimi”.

Deklarata e kancelares vjen ndërsa Gjermania rifilloi shpërndarjen e vaksinës së koronavirusit të AstraZeneca të premten, një ditë pasi Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) rikonfirmoi se vaksina është “e sigurt dhe efektive” në parandalimin e koronavirusit dhe “nuk shoqërohet me një rritje të përgjithshme rreziku të ngjarjeve tromboembolike, ose mpiksjes së gjakut. ”

Duke folur gjatë konferencës për shtyp, Merkel tha se qeveria kishte të drejtë të vendoste një pezullim të përkohshëm të përhapjes së vaksinës në mënyrë që të garantonte sigurinë e saj.

Më herët, kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar më herët se nuk do të marrë vaksinën AstraZeneca COVID-19, sepse ajo është shumë e moshuar për përdorimin e kësaj vaksine.Gjermania fillimisht e rekomandoi vaksinën për personat nën 65 vjeç, më pas pezulloi aplikimin e saj, për ta rikthyer sërish pasi EMA e cilësoi atë si të sigurtë.

Artikuj të ngjashëm

Lini një përgjigje

Qëndro i lidhur

11,003FansaPëlqeje
10,700NdjekësitNdiq
- Advertisement -

Artikujt e fundit