9 C
Albania
Wed, 14 April, 2021

Mëngjesi që duhet të hajë një grua

Justifikimet më të përhapura përse njerëzit heqin dorë nga mëngjesi janë:

  • nuk kanë uri
  • nuk ua përballon stomaku
  • nuk kanë kohë.

Kjo e fundit, sipas ekspertëve, është arsyeja përse një grua nuk ha mëngjes.

Ama nga ana tjetër, një grua që nuk ha në vaktin e parë të ditës, është më e stresuar gjatë ditës.

Sipas këtij studimi, mungesa e ushqimit në mëngjes nxit rritjen e niveleve të kortizolit që është hormoni i stresit e kjo është arsyeja përse shumë gra mund të bëhen edhe nervoze gjatë paraditës.

I njëjti studim shpjegon se mungesa e mëngjesit shkakton rritje të tensionit të gjakut tek gratë.

Sipas ekspertëve, ora 7 është ideale për mëngjes ndërsa darka për një grua duhet ngrënë minimalisht 3 orë para gjumit.

Çfarë Duhet Të Hajë Një Grua Për Mëngjes

Ushqimet më të rekomanduara nga ekspertët për gratë që të kenë një mëngjes përmbushës dhe energjik janë:

  • Tërshëra
  • Vezët
  • Avokado
  • Boronicat
  • Kosi
  • Qumështi
  • Kumbullat e thata
  • Farat chia ose të linit
  • Peshku Ton
  • Gjiza

Ekspertët këshillojnë që një grua të ushqehet mirë dhe të marrë ushqyesit e nevojshëm si kalciumi, fibra, proteina dhe vitaminat.

Disa Ide Të Thjeshta Për Vakte Të Nevojshme Për Gratë

Ekspertët e AgroWeb.org, këshillojnë alternativa të tilla të shëndetshme për ushqyerjen e një gruaje

  • mëngjes – drithëra me drith të plotë me qumësht ose kos
  • paradite – kafe me qumësht
  • drekë – panine me sallatë jeshile, perime e mish pule e një mollë
  • pasdite – një grusht me arrorë të ndryshëm dhe një kafe me qumësht.
  • darkë – makarona me mish të grirë mishi, fasule tëkuqe, sallatë jeshile me domate
  • mbrëmje – kumbulla të thata dhe një racion kos.

Ekipet e studiuesve dhe mjekëve në mbarë botën thonë njëzëri se mëngjesi ofron shumë përfitime për shëndetin dhe mirëqenien e organizmit.

Mëngjesi është një vakt që të mban ngopur për shumë gjatë, por edhe përmirëson cilësinë e ushqyerjes dhe ndjeshmërinë e insulinës.

Ky vakt ofron kalori të cilat ‘ndezin’ metabolizmin dhe ofrojnë energji për të përballuar sfidat e ditës.

Për më tepër, njerëzit që hanë mëngjes kanë një peshë më të mirë e më të shëndetshme trupore.

Ekspertët thonë se heqja dorë nga mëngjes mund të nxisë shfaqjen e sëmundjeve si : diabeti i tipi 2, tensioni i lartë i gjakut dhe mbipesha.

Burimi: AgroWeb

Artikuj të ngjashëm

Lini një përgjigje

Qëndro i lidhur

10,984FansaPëlqeje
10,700NdjekësitNdiq
- Advertisement -

Artikujt e fundit