Mediu: Mos lejoni që të tjerët të flasin për ju, mos pranoni t’ju përdorin

0
39
Deputeti i PR, Fatmir Mediu, gjate nje mbledhje te Keshillit Kombetar te Integrimit Europian./r/n/r/nLawmaker, Fatmir Mediu, during a meeting of the National Integration Council.

“Mos lejoni që të tjerët të flasin për ju, por flisni ju për veten tuaj, duke mos pranuar hipokrizinë dhe keqpërdorimin. Nuk ka vlerë vetëm një femër me pushtet, por ka vlerë pushteti i femrës, duke krijuar së pari pushtet mbi veten tuaj, mbi atë që doni të arrini. Mos pranoni t’ju përdorin për numra, për kuota, që të zbukurojnë shëmtinë e pushtetit dhe të anti-vlerave”. Është ky mesazhi që përcolli kreu republikan Fatmir Mediu në Konferencën Kombëtare të Gruas Republikane.

Në fjalën e tij Mediu akuzoi kryeministrin Rama se regjimi i tij i korruptuar kërkon që gratë të heshtin dhe të harrojën çfarë duan

“Rama dhe sekti që është krijuar sot në politikën shqiptare kanë bindjen se shqiptarët duhet të jenë kokëulur dhe me ta mund të bëjnë çdo gjë. Ata si shqiptarë mund të tallen, mund të dhunohen, mund të rrihen, të shtypen, keqpërdoren, arrestohen, burgosen. Mund t’i lesh papunë, pa arsim dhe pa të ardhme, sepse sipas tyre shqiptarët nuk kanë forcë për t’u ngritur, sepse Rama dhe regjimi i korruptuar që ka ndërtuar, kanë bindjen dhe mendojnë se kanë në dorë jetën, lirinë dhe të ardhmen tonë”- vijoi Mediu.

Ai u bëri thirrje grave republikane që të luftojnë për të ndryshuar natyrën e pushtetit dhe jo natyrën e tyre.Në këtë konferencë morën pjesë edhe eurodeputetë, deputetë nga Kosova, Maqedonia, Austria dhe Bullgaria si dhe kryetarja e grave demokrate Albana Vokshi.

Lini një përgjigje