Me vonesë e nën hijen e virusit, Rusia mban Paradën e Ditës së Fitores për Luftën e Dytë Botërore

0
2

Rusia të mërkurën është duke e mbajtur Paradën e Ditës së Fitores, e cila zakonisht mbahet më 9 maj për ta shënuar përfundimin e Luftës së Dytë Botërore dhe fitoren kundër Gjermanisë naziste.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, mezi ishte bindur që ta ndërronte datën e kësaj parade, veprim që u mor shkaku i përhapjes së koronavirusit, shkruan “BBC”.

Këtë vit janë mbushur 75 vjet që nga koha kur forcat e ish-Bashkimit Sovjetik e mposhtën ushtrinë Gjermane. Më shumë se 20 milionë sovjetikë ishin vrarë gjatë konfliktit më të përgjakshëm të shekullit të kaluar.

Masat e izolimit në Moskë janë lehtësuar këtë muaj, duke e bërë të mundshme mbajtjen e paradës ushtarake. Në këtë paradë parakalojnë shumë ushtarë dhe mjete të rënda.

Parada e këtij viti është e veçantë për Putinin, sepse po mbahet në javën kur do të organizohet referendum për ndryshimet kushtetuese. Miratimi i këtyre ndryshimeve do t’ia hapte rrugën presidentit rus që të qëndrojë në pushtet edhe pas vitit 2024, kur do t’i përfundojë mandati i tanishëm.

Leave a Reply