‘Më mungojnë fjalët’/ Djali i Koço Devoles flet për humbjen e babait: Na la një boshllëk të jashtëzakonshëm, ai besonte që…

0
18

Djali i Koço Devoles, Genci Devole mes dhimbjesh ka folur për ndarjen nga jeta të babait të tij. Me fjalët që i mungojnë dhe zëri që i dridhet, ai thotë se babai i ka lënë një boshllëk të jashtëzakonshëm.

“Një baba i mrekullueshëm, një gjysh i përkryer, një bashkëshort i devotshëm. Vepra e tij …më mungojnë fjalët nuk di si ta shpreh. Një boshllëk i jashtëzakonshëm”, tha djali i Koço Devoles.

Genci thotë se babai i tij, Koço Devole “besonte që një artist nuk duhet të ngatërrohet me politikën që të kujtohet si i tillë. Kishte parasysh që po të ngatërrohesh me politikën do ti humbje vlerat. Ai është i pastër dhe i qetë në shpirtin e tij.”

Agim Bajko, një ditë vlerësoi nivelin e lartë të interpretimit të Devoles. Agim  Bajko tregoi për gazeten “Panorama“ periudhën e vështira kur u krijua telefilmi “Gjuetia e fundit” dhe kërcënimet e marra nga njerëz që ende nuk e pranonin se diktatura kishte rënë dhe askush nuk mund të ndalonte askënd të bënte humor me ish-udhëheqësin.

Aktori Xhevahir Zeneli thotë se dhimbjen fizike e shërojnë vetëm kujtimet pa fund që kishin së bashku. Aktori i humorit vlerëson artin e të shkruarit, vëzhgimin e tij të hollë dhe aftësinë që gjithçka që dëgjonte ta kthente në art. Në një ditë të vështirë si kjo, Zeneli ndan disa nga kujtimet e jetuara nën shoqërinë e artistit Koço Devole.

Burimi: Panorama

Leave a Reply