Mbyllja e kufijve të BE për Shqipërinë/ Epidemiologu: Është vendim politik

0
2

Shtimi i rasteve të konfirmuara me Covid-19 në vendin tonë na bën të mbajmë në qendër të vëmendjes shifrat, si dhe masat mbrojtëse që secili duhet të ketë kujdes. Epidemiologu Ilir Alimehmetit solli në “A2 CNN-Dita Jonë” të dhëna dhe këshilla të rëndësishme lidhur me koronavirusin.

“Këto janë shifra që qëndrojnë diku te 60-80 raste të reja, edhe shtrimet në spital i kanë numrat e njëjtë. Shifrat janë të qëndrueshme, e vetmja gjë që rritet janë rastet aktive. Kjo vjen si pasojë e hapjes dhe nga disa njerëz që mendojnë se virusi nuk ekziston. Me gjasë kjo situatë do të vijojë edhe gjatë korrikut. Nuk duket përmbysje e sistemit spitalor, pasi ai po mban. Aktualisht mjafton një spital. Jemi larg përmbysjes, por kjo nuk duhet të na bëjë të lumtur dhe të mos respektojmë masat, kjo do të vazhdojë për shumë muaj”.

Alimehmeti thekson si shqetësues faktin që ne po na shtohen vatrat kryesore në vende pune, në administratë. “Kjo ndodh pasi janë raste të qëndrimit për shumë kohë në ambiente të mbyllura. Këto duhet të evitohen mesa mundemi, duhet të krijohen kushte për këtë. Shëndeti në punë nuk është zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri. Kjo po na bën të paguajmë një haraç për një vakum të vjetër që kemi pasur. Mungesa e ndërgjegjësimit është e lartë. Çfarë kemi ditur që në fillim, ka qenë që virusi nuk do të zhduket. Edhe nëse do ta zhdukësh në Shqipëri, do të importohet një rast, duke qenë se është përhapur në të gjithë botën. Por, ky virus nuk është as i pari dhe as i fundit dhe do të vazhdojë të bashkëjetojë me ne. Një nga pikat që diskutohet është se sa ky virus do të zbutet. Ka gjasa që kjo do të ndodhë, por nuk mund ta sigurojmë. Mundësia më e madhe është që të prodhohet në kohë”, tha Alimehmeti.

Sa i përket masave për mbylljen e kufijve nga BE-ja për Shqipërinë, epidemiologu e vlerëson atë si politik dhe jo shëndetësor. “Unë mendoj se ky vendim nuk ka qenë puro shëndetësor për disa arsye. Treguesi kryesor është se deri më sot, në nivel evropian, vetëm 2% e rasteve janë të importuara, ndërsa pjesa tjetër janë raste brenda shtetit. E dyta, Shqipëria është një vend shumë i vogël dhe ai numri që ne kapërcyem pak më shumë seç duhet, sepse ata morën vetëm dy javët e fundit, të cilat kanë qenë më të këqija dhe kjo na penalizoi. Nga krahu tjetër, kemi qenë edhe të ndershëm, ndërsa Serbia nuk e bëri këtë gjë dhe mori një çmim për këtë. Ky vendim është politik dhe si i tillë nuk ka vetëm konceptim shëndetësor brenda tij”, u shpreh Alimehmeti.

Leave a Reply