Mbi një miliard herë e dëgjuar/ ‘Spotify’ shpërblen artisten shqiptare Ava Max për hitin e saj “Sweet but Psycho”

0
27
Ava Max

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ava Max, është një nga emrat më të suksesshëm të muzikën në tregun internacional.

Debutimi i saj në vitin 2018 me hitin “Sweet but Psycho” bëri që talenti i saj të vihet në pah anë e kënd botës, gjersa kënga në fjalë vazhdon me të njëjtin ritëm të shënojë suksese të shumta edhe sot.

Ajo tashmë ka kaluar shifrën e një miliard dëgjimeve në atë që njihet si platforma më e madhe e muzikës në botë, ‘Spotify’.

Këta të fundit i kanë dërguar artistes shqiptare në shenjë mirënjohje për suksesin e arritur, një pllakatë e cila pasqyron suksesin që “Sweet but Psycho”, shënoi përgjatë gjithë këtyre viteve.

Vet 26-vjeçarja publikoi në rrjetin social Instagram disa fotografi me mirënjohjen e pranuar nga ‘Spotify’, duke i falënderuar kështu të gjithë ata që e bënë të mundur suksesin e saj.

“E di që kjo ndodhi disa muaj më parë por kjo (pllakata) sapo hyri dhe thjesht i forcoi të gjitha për mua. Ndihem kaq e bekuar që jam në këtë udhëtim me ju! Tani me mbi një miliard transmetime… ‘Sweet but Psycho [E ëmbël por çmenduri]’, por Psycho më udhëhoqi tek ju kështu që do të jem përgjithmonë mirënjohëse për këtë këngë. Ju dua, faleminderit shumë”, shkroi artistja me prejardhje nga Shqipëria në Instagram.

Lini një përgjigje