Mbi 600 viktima e mbi 32 mijë të infektuar nga Covid-19 në Itali gjatë 24 orëve/ Mjekët japin alarmin për…

0
15

Pothuajse 11 muaj pas fillimit të urgjencës nga koronavirusi, Italia tejkalon një milion raste me Covid 19.

Totali i të infektuarve, përfshirë të shëruarit dhe viktimat, janë saktësisht 1,028,424.

32,961 infeksione të reja me koronavirus janë identifikuar në 24 orët e fundit në vendin fqinj, ndërsa numri i viktimave është plot 623.

Plot 42,953 kanë gjetur vdekjen që nga fillimi i epidemisë. Pragu i 3,000 pacientëve në kujdes intensiv është tejkaluar.

“Ansa” shkruan se me shtrimin e 110 pacientëve në 24 orët e fundit, në kujdesin intensiv ndodhet 3,081 persona. Kufiri maksimal mbetet ai i 3 rillit me 4,068 të shtruar.

Alarmi

Spitalet “janë tani afër kolapsit, për shkak të mungesës së stafit dhe mungesës së shtretërve përballë fluksit anormal të pacientëve për shkak të përhapjes së shpejtë dhe marramendëse të infeksionit Covid”. Ky është alarmi i ngritur, në një letër të hapur, nga mjekë të brendshëm dhe infermier. Situata në spital, thonë ata, “është dramatike”.

Leave a Reply