Mbappe tani në plan të dytë, Real Madrid përqendrohet te një tjetër talent

0
21

Kylian Mbappe dhe dje një provë të fortë se do të jetë një nga më të mirët e viteve në vazhdim dhe se për të pasur atë në skuadër duhen shumë para.

Ai pritet të kërkojë rreth 25 milionë euro në sezon, teksa shitja dhe komisionet e agjentëve e çojnë vlerën e këtij operacioni në stratosferë.

Real Madrid dhe jo vetëm për momentin e kanë të pamundur të mbyllin një operacion të tillë. Nga Spanja mësohet se madrilenët janë përqendruar në një tjetër pistë.

Erling Haland ka klauzolë prej vetëm 75 milionë eurosh për t’u larguar nga Borussia Dortmund dhe te Real janë përqendruar në sjelljen e tij më shumë se të Mbappe.

Lini një përgjigje