11.5 C
Tiranë
HomeArgetimKurioziteteMbani parasysh këto këshilla për të përballuar motin e nxehtë

Mbani parasysh këto këshilla për të përballuar motin e nxehtë

Temperaturat janë rritur dhe secili prej nesh e ka të vështirë të përballojë vapën e madhe, aq më tepër kur për asye pune jemi të detyruar të dalim në rrugë në oraret kur temperaturat janë shumë të larta.

Më poshtë po ju sjellim disa këshilla sesi të mbroheni nga dielli dhe të shmangim pasojat e temperaturave të larta.

Së pari mbani gjithmonë me vete një shishe me ujë, në mënyrë që mos të dehidratoheni.
Përpiquni që kafet e shumta t’i zëvendësoni me lëngje të freskëta.

Bëni të pamundurën t’i mbaroni punët që keni në terren përpara orës 12.00 për të shmangur pikun e vapës.

Vendosni gjithmonë kremin e diellit sa herë që dilni nga shtëpia.
Në qoftë se jeni person që ju pëlqen të ecni në këmbë, kthimi nga puna për në shtëpi në këmbë, kur distanca është e largët nuk është zgjidhja më e mirë. Shtyjeni ecjen pas orës 18.00.

Qëndro me ne
14,000FansLike
10,563FollowersFollow
Më të lexuarat
Të tjera

Lini një koment