10 C
Albania
Sat, 17 April, 2021

Masat e ashpra anti-COVID në Australi, për mos mbajtje të maskës në aeroporte/ Ja me sa dollarë mund të dënohen qytetarët…

Çdo person që nuk bartë maskë mbrojtëse në aeroportin e West Australia, do të detyrohet të paguaj një tiketë dënimi prej 50 mijë dollarëve (32 mijë euro).

Kjo preventivë është ndërmarrë në kuadër të masave të reja mbrojtëse, në luftën kundër përhapjes së variantit të ri të coronavirusit, transmeton Telegrafi.

Javën e kaluar liderët e shteteve australiane kanë marrë vendim, që bartja e maskave mbrojtëse të jetë e obligueshme gjatë udhëtimeve me aeroplanë në mbarë Australinë.

Kryeministri i Ëest Australia, Mark McGouan ka ashpërsuar masat për të cilat ishte dakorduar me kolegët e tij, duke theksuar se maskat në këtë shtet australian janë obligative jo vetëm gjatë udhëtimeve me aeroplanë, por edhe në aeroporte.

Burimi: Telegrafi

Artikuj të ngjashëm

Lini një përgjigje

Qëndro i lidhur

10,973FansaPëlqeje
10,700NdjekësitNdiq
- Advertisement -

Artikujt e fundit