Maqedoni: Foshnja i porsalindur dhe nëna e tij pozitiv ndaj koronavirus

0
28

Një foshnjë i porsalindur dhe nëna e tij nga Shtipi janë pozitiv për coronavirus, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zyrtarët nga Qendra për Shëndet Publik informojnë se foshnja e porsalindura ka pasur simptoma dhe është dërguar në spitalin në Kozle në Shkup, ku ai iu nënshtrua ekzaminimit dhe mjekimit.

I porsalinduri dhe nëna e tij ishin në Departamentin e Neonatologjisë, Gjinekologjisë dhe Akusherisë, në një periudhë kur një infermiere ishe e infektuar dhe më pastaj u vetizolua. Por gjashtë të porsalindurit e tjerë dhe nënat e tyre janë mirë dhe nuk kanë simptoma të coronavirusit. Prandaj, studimet epidemiologjike po bëhen sot për të përcaktuar se ku ishin infektuar i porsalinduri dhe nëna e tij. Mundësia që burimi i infeksionit të mos jetë nga ky departament nuk përjashtohet, sepse të tjerët nuk janë pozitivë për Covid-19.

Në Shtip sot u regjistruan 15 raste të reja me coronavirus, përndryshe bëhet fjalë për persona që janë infektuar pas kontakteve me raste tashmë aktive të veshjeve apo grupimeve të tjera të njohura.

Lini një përgjigje