Manjani e lëshon gojën keq dhe tregon përballjen me kolegët e tij politikanë: Ne e bëmë njeri atë! Ia dimë pisllëqet

0

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani përmes një postimi në rrjetet sociale ka treguar reagimin e kolegëve të tij politikanë kur iu thua se ‘nuk i kanë punët mirë’.

Sipas Manjanit ata pyesin direkt se kush ia ka thënë këtë dhe shpërthejnë në sharje pa u marr me thelbin e problemit që iu ka zënë sytë.

Postimi i plotë:

“Kur i thua një politikani/e që “shih se nuk i ke mirë punët”, ai/ajo menjëherë të thotë:

“kush të tha?!”

Nuk ka rëndësi se çfarë realisht është problemi që do të thuash, sepse rendësi ka më shumë personi që e thotë.

Zakonisht për “thënësin/en” e problemve nxirren menjëherë këto fjalë të arta:

“legen”;

“Plehra”

“B..q..”;

“mosmirnjohës”;

“ska gojë të flasë”;

“ne e bëmë njeri”;

“u bë ai/ajo”;

“e ka personale”

“Ja dimë edhe pislliqet që bën”; etj…

Vetëm me problemin, që ndërkohë u zë sytë, nuk merren.

Të pozosh një problem, le pastaj kritikë, quhet personale. Ndërsa kur politikani që lëshon lumin e fjalëve fyese për folësin, quhet parimore…” – shkruan Manjani.

Leave a Reply