21.7 C
Albania
Tue, 18 May, 2021

Mali Everest “zgjatet” me 73 cm/ Lartësia e tij e re është…

Mali Everest, më i lartë në botë, ka rezultuar 73 centimetra më i gjatë në matjet e reja.

Agjencia aziatike e lajmeve “ANI” (Asian News International) citon ministrin e Punëve të Jashtme të Nepalit, Pradeep Kumar Gyawali, të ketë thënë se lartësia e re e malit Everest është 8.848 metra e 86 centimetra.

Shifra e re u bë me dije pas matjeve të përbashkëta të qeverisë së Nepalit dhe asaj të Kinës.

Në këtë mënyrë i jepet fund debateve mes dy vendeve, pasi Nepali pretendonte se lartësia e Everestit është 8.848 m, ndërsa Kina thoshte se ishte 8.844 m. Matja e fundit përkon me atë që bëri India në vitin 1955, kur tha se Everesti ishte 8.848 m i lartë.

Everesti qëndron në kufirin Kinë-Nepal dhe alpinistët e ngjisin atë nga të dyja anët.

Zyrtarët në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Departamentin e Sondazhit të Nepalit thanë se topografët nga të dyja vendet kishin bashkëpunuar për të rënë dakord mbi lartësinë e re.

Marrëveshja për të njoftuar bashkërisht matjen e re të pikës më të lartë të Tokës u bë gjatë vizitës së Presidentit kinez, Xi Jinping, në kryeqytetin Katmandu të Nepalit, vitin e kaluar.

Artikuj të ngjashëm

Lini një përgjigje

Qëndro i lidhur

11,015FansaPëlqeje
10,700NdjekësitNdiq
- Advertisement -

Artikujt e fundit