8.5 C
Tiranë
HomeAktualitetMakinë e djegur në Thumanë/ Policia nis hetimet, dyshohet se është e...

Makinë e djegur në Thumanë/ Policia nis hetimet, dyshohet se është e autorëve të atentatit në Astir

Është gjetur një makinë e djegur tip Honda në Thumanë. Dyshohet se është makina e përdorur nga autorët që bënë atentatin në Tiranë.

Dy viktimat e atentatit të mbrëmjes së sotme në zonën e Astirit janë identiifikuar si Erigers Mihasi dhe Armando Dumani. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30 dhe janë ngritur hyrje-dalje të kryeqytetit.

Erigersi ka qenë duke drejtuar mjetin tip “Audi” në momentin që është qëlluar nga një tjetër mjet në lëvizje. Mihasi është një nga njerëzit më të besuar të biznesmenit të lojërave të fatit Vis Martinaj, dhe ka precedentë të mëparshëm penal.

Ai ishte liruar nga burgu në vitin 2019, dhe ishte shpallur sërish në kërkim për një arsenal armësh që ishte zbuluar në zonën e Yrshekut.

Mihasi u arrestua për akuzën e “Grabitjes me armë” kryer në bashkëpunim në dëm të dy prindërve,  “Armëmbajtje pa lejë”, dy “Plagosje me dashje” si dhe “Mbajtje pa lejë të municioneve luftarake”, por u la sërish i lirë brenda muajsh.

Mihasi u arrestua për grabitjen dy prindërve të moshuar të Elton Çiços në Tepelenë.

Ndërkohë, policia ka vendosur perimetrin e sigurisë në zonë dhe po shikon kamerat e sigurisë përreth, për të identifikuar makinën që ndodheshin autorët, por edhe të dhëna lidhur me identitetin e tyre.

Qëndro me ne
14,000FansLike
10,557FollowersFollow
Më të lexuarat
Të tjera

Lini një koment