9 C
Albania
Wed, 14 April, 2021

“Lul Basha s’bën as armiqësi, as pazare”/ Nishani reagon pas intervistës së kryeministrit: Rama s’ka alternativë tjetër përveç dështimit dhe degradimit

Ish-presidenti i Republikës dhe një nga figurat më të rëndësishme në Partinë Demokratike, Bujar Nishani, ka reaguar pas intervistës së dhënë nga kryeministri Edi Rama, ku ky i fundit ka dhënë vlerësime për figurat politike në vend.

Nishani shprehet se Basha është model tjetër nga Rama, se lideri demokrat nuk mban armiqësi dhe nuk bën pazare. Sipas ish-kreut të shtetit, për kreun e qeverisë aktuale nuk ka alternativë tjetër, përpos dështimit dhe degradimit.

Postimi i ish-presidentit të Republiikës Bujar Nishani:

Platforma dhe përpjekja mediatike e Edi Ramës për të goditur dhe zvetënuar figurën e Lul Bashës është e mirë llogaritur dhe mirë pregatitur.

Por ajo nuk ka alternativë tjetër veç dështimit dhe degradimit.

Kjo, për shumë arsye, por më kryesorja është vetë ekzistenca para shqiptarëve e Edi Ramës, me tërë formatin që ai ka !

Edi Rama përpiqet mediatikisht t’u imponohet shqiptarëve si një ndër figurat politike apo liderët shtetëror në historinë e këtij vendi.

Qesharake !

Shqiptarët anekënd botës e dinë fare mirë sot, se cili është Edi Rama.

Eshtë e vërtetë që Edi Rama do të përfshihet në faqet e librit historik të “kryeministrave” të këtij vendi, por këto do të jenë faqet më pa vlerë të atij libri.

Ndoshta rrjeshtat mbi korrupsionin, shkatërrimin e shtetit, paaftësinë dhe vulgariterin civil mund të mos përbëjnë shumë interes në historinë që vjen, por rrjeshtat më të zinj të asaj faqeje do të jenë ato mbi çështjen dhe interesin kombëtar.

Edi Rama hyri në jetën institucionale të Shqipërisë si një inplantim politik, pa asnjë rekord jo vetëm politik por mbi të gjitha pa asnjë kontribut publik.

Tentativa vetë inicuese për tu rrjeshtuar me Sali Berishën, Fatos Nanon apo Ilir Metën nuk ngjizet dot.

Sepse personazhet që tinëzisht kërkon t’i përdorë Edi Rama, erdhën dhe kaluan përmes rekordesh të forta politike dhe publike.

Me të mirat dhe dështimet e tyre.

Por me rekorde në interesin publik !

Postulati “një pallat një votë” është përkthimi përmbajtësor i Edi Ramës, por jo më i rëndësishmi tregues.

Dramatik është dallimi intelektual, qytetar, institucional dhe në personalitet midis Edi Ramës dhe atyre socialistëve të tjerë që kishin stofin e lidershipit brenda së majtës, si Rexhep Meidani, Arben Malaj apo Maqo Lakrori.

Imagjinoni tani ndryshimin !

Kompleksimi që ka thellë në subkoshiencën e personalitetit të tij, Edi Ramën e bën nervoz karshi Lul Bashës !

Projektimi i agresionit mediatik ndaj Lul Bashës, është i kuptueshëm.

Edi Rama po del nga përditshmëria, Lul Basha po hyn tashmë !

Edi Rama është sot përballë Lul Bashës jo thjesht si dy individë por si dy modele.

Po, është e vërtetë që Lul Basha nuk ka korruptuar askënd për tu ngjitur në krye të Partisë Demokratike, sepse antarësia e atij klubi politik nuk rrjeshtohet me para !

Po, është e vërtetë që Lul Basha nuk bën dot as miqësi e as pazare me botën e krimit.

Edhe sikur të tentojë me imponim, nuk e bën dot se nuk e ka në gen dhe natyrë, do të dështonte keq po ta tentonte.

Eshtë e vërtetë që Lul Basha nuk është agresiv dhe i dhunshëm me shoqërinë dhe në dimensionin e tij social.

Dhuna dhe urrejtja ndaj komportimit shoqëror, duket që nuk është pjesë e personalitetit dhe civilizimit të Lul Bashës.

Lul Basha nuk e konsideron vjedhjen e pasurive publike si një “zotësi” dhe as si atribut pushteti.

Modeli i pushtetit të Lul Bashës është ekipi qeverisës dhe jo të qeverisë veç ekipin !

Të jesh i thjeshtë, i njehësuar me normalitetin e shoqërisë, pjesë e së cilës je, është nevoja që kanë qytetarët, të majtë apo të djathtë qofshin në anësimin e tyre politik.

Këto janë dallime të mëdha midis modeleve të Lul Bashës dhe Edi Ramës !

Modeli dhe Atu-ja e Lul Bashës përballë asaj të Edi Ramës është si dita me natën.

Kjo e detyron Edi Ramën të tentojë diversionin politik, agresionin mediatik, propagandën e intrigës.

Të gjitha këto, tashmë të dala boje, ashtu siç e gjithë fasada mashtruese e 20-të viteve pushtet të manipuluar me paratë e korrupsionit që fshehin paaftësinë e Edi Ramës dhe mashtrimin e shqiptarëve.

25 prilli po vjen. Furtunë popullore kundër moralit “një pallat, një votë” !

#TëRingremëShqipërinë 🇦🇱

Burimi: balkanweb

Artikuj të ngjashëm

Lini një përgjigje

Qëndro i lidhur

10,984FansaPëlqeje
10,700NdjekësitNdiq
- Advertisement -

Artikujt e fundit