LIVE-Seanca plenare, Rama e Lleshaj japin llogari para deputetëve të opozitës: Ka ulje galopante të krimit

0
8

Sipas dokumentit të publikuar nga Kuvendi, bëhet me dije se ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj do të ketë interpelancë me deputetin e opozitës, Halit Valteri.

Kuvendi i Shqipërisë ka nisur punimet për seancën plenare. Sipas rendit të ditës, deputetët e opozitës po zhvillojnë interpelancën me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj për rritjen kriminalitetit në vend. 

Pas përfundimit të interepelancës, Këshilli i Ministrave do të publikojë dhe raportin për ecurinë e integrimit të Shqipërisë në BE. Në seancë do jetë dhe Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, i cili do publikojë raportin e institucionit që drejton për punën e bërë gjatë vitit të kaluar.

Në seancë do të diskutohet dhe disa ligje të sjella nga qeveria, por pritet të rrëzohen tre dekretet e Presidentit Ilir Meta. Por edhe pse rendi i ditës është i qartë, sërish debati mes deputetëve pritet të zhvillohet për Reformën Zgjedhore, temë e cila po mban pezull politikën.

Leave a Reply