29.5 C
Tiranë
HomeRecetaLiker me pjepër/ Receta e lehtë plot aromë dhe shije freskie

Liker me pjepër/ Receta e lehtë plot aromë dhe shije freskie

Pjeprin mund ta shijoni të freskët, ta shtrydhni për ta konsumuar si lëng, ta përgatisni në formën e akullores apo edhe ta shtoni në sallatë.

Por me recetën e re që sjellim në këtë artikull, ju mund ta shijoni ëmbëlsinë e tij gjatë gjithë vitit!

Lëngu i pjeprit në vetvete është i pasur me kalium, një mineral që luan një rol thelbësor për sistemin nervor. Ai u jep nervave forcë për të përcjellë sinjalet e nevojshme që mbajnë në formë trurin.

Për më tepër, kaliumi jep një kontribut fantastik për indet dhe kockat, lufton spazmat e muskujve dhe ul tensionin e gjakut.

Ky liker i shijshëm me pjepër, i bërë në shtëpi, është i përsosur për t’u shërbyer i ftohtë, në fund të vaktit, i cili ju ndihmon gjithashtu edhe me tretjen.

Përbërësit

600 gr pjepër

370 g alkool

400 gr qumësht

300 gr sheqer

1 lugë kafeje me esencë vaniljeje

Përgatitja

Për të përgatitur këtë pije, së pari qëroni dhe pastroni pjeprin nga farat dhe lëkura.

Më pas vazhdoni duke prerë tulin në kubikë, për këtë do t’ju duhen rreth 340 g tul pjepër.

Transferoni pjeprin në një enë dhe shtoni alkool deri sa të mbulohet plotësisht.

Pastaj enën mbështilleni me një letër plastike dhe lëreni të qëndrojë për 8 ditë në temperaturën e dhomës, duke e përzier një herë në ditë.

Pas kësaj kohe, shtoni qumështin, sheqerin dhe esencën e vaniljes në një tenxhere dhe vendosini në zjarr për të tretur sheqerin. Kur sheqeri të tretet plotësisht, lëreni mënjanë këtë përbërje që të ftohet.

Ndërkohë, kullojeni pjepërin duke ndarë tulin nga lëngu me alkool.

Tulin përpunojeni në një mikser deri sa ai të shëndrrohet në një masë të butë. Shtypeni këtë masë përmes një site në mënyrë që të përftoni sërisht lëng.

Këtë lëng shtojeni në lëngun me alkool që vendoset mënjanë dhe përziejini bashkë.

Në këtë pikë, në mikser shtoni së bashku të gjithë përbërësit dhe përpunojini ato.

Transferojeni përzierjen në shishe, vendoseni në frigorifer dhe prisni rreth 7-10 ditë para se të provoni likerin tuaj me pjepër.

Ju mund ta ruani këtë pije për rreth 3 muaj në frigorifer.

Qëndro me ne
13,510FansLike
10,902FollowersFollow
Më të lexuarat
Të tjera

Lini një përgjigje