8.5 C
Tiranë
HomeAktualitetLidhjet me Soros, gazetari amerikan ka një pyetje për Edi Ramën! (FOTO)

Lidhjet me Soros, gazetari amerikan ka një pyetje për Edi Ramën! (FOTO)

Jack Posobiec, një gazetar dhe aktivist politik republikan, i njohur për afërsinë e tij me Presidentin Donald Trump dhe familjen e tij, ka postuar sot dy statuse në Twitter me fotot e Edi Ramës dhe Xhorxh Soros.

Në statusin e parë, ai ka publikuar një foto të postuar nga Rama me mikun e tij George Soros.

Ndërsa në të dytën ka publikuar foton e një twitteri të gazetares Mollie Hemingëay,  kontribuese e FoxNews.

Në postimin e saj, gazetarja ka shpërndarë një link për një rast, ku një prokurore e lidhur me Xhorxh Soros ka dënuar një baba, vajza e të cilit ishte përdhunuar në shkollë.

Për këtë ngjarje, Posobiec i bën një pyetje Edi Ramës:

“Përshëndetje Edi Rama! A do ta bisedosh me mikun tënd të çmuar këtë rast“, shkruan në Twitter gazetari dhe aktivisti politik republikan Jack Posobiec.

Qëndro me ne
14,000FansLike
10,557FollowersFollow
Më të lexuarat
Të tjera

Lini një koment