25.7 C
Albania
Fri, 23 July, 2021

Legjenda e nuses së vrarë frikëson qytetin

Legjenda e nuses që u vra në shkallët e kishës pak minuta pas dasmës ka krijuar traditën që të sapomartuarit duhet të lënë lule në varrin e saj për t’u ruajtur nga mallkimi.

Historia e Mary Whiddon e ka përndjekur qytetin e vogël të Chagford në Dartmoor që prej vdekjes së saj më 11 Tetor 1641. Gruaja e re sapo ishte martuar në kishën e Shën Majkëllit dhe po qëndronte jashtë saj së bashku me dhëndrin duke përshëndetur turmën, kur u dëgjua një e shtënë pistolete.

Një njollë gjaku u përhap mbi fustanin e saj të bardhë dhe pas pak sekondash, e reja ndërroi jetë. Vrasësi mendohet të ketë qenë një kandidat që kishte kërkuar dorën e saj për martesë, por ajo e kishte refuzuar.

Nuk dihet se ç’ndodhi me vrasësin e saj, madje edhe për vetë historinë nuk ka një konfirmim, edhe pse njihet nga të gjithë.

Në vitin 1971, një dasmor i ftuar në Whiddon Park u zgjua papritur dhe pa hijen e një fantazme të një gruaje të re të veshur me një fustan të vjetër nusërie që qëndronte në pragun e derës së tij. Shumë njerëz besojnë se Mary e përndjek qytetin pas vdekjes së saj.

Ajo çfarë dihet me siguri, është se të sapomartuarit lënë gjithmonë lule në varrin e saj pasi firmosin për t’i ndjellë vetes fat dhe që t’i shpëtojnë mallkimit të saj në vitet në vazhdim.

Artikuj të ngjashëm

Lini një përgjigje

Qëndro i lidhur

11,003FansaPëlqeje
10,700NdjekësitNdiq
- Advertisement -

Artikujt e fundit