Lajmi i Fundit! 39-vjeçari tenton të vetëdigjet përpara kryeministrisë/ Ja arsyeja pse ndërmori këtë akt të rëndë

0

Një person ka tentuar të vetëdigjet para kryeministrisë në Tiranë. Raportohet se Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe parandaloi aktin duke e shpëtuar personin në fjalë.

Mësohet se 39-vjeçari, ishte në gjendje të rënduar psikologjike dhe ka lyer trupin me lëndë djegëse.

Dyshohet se heqja e patentës ka ndikuar negativisht tek 39-vjeçari i cili ishte taksist, dhe dyshohet se prej kësaj ai ndërmori aktin e rëndë për t’u vetëdjegur.

Pas ngjarjes, mësohet se ai është shoqëruar në ambientet e Komisariatit Nr.1.

Leave a Reply