LAJM I FUNDIT/ Bien nga lartësia 2 punëtorët e ndërtimit në Tiranë, nisen me urgjencë në spital

0
3

Një ngjarje e rèndë ka ndodhur sot në kryeqytet rreth orës 15:00, në rrugën “5 Maji”, ku dy punëtorë kanë rënë nga lartësia e për pasojë kanë mbetur të plagosur.

Mësohet se ata kanë qenë duke punuar në një banesë private, ndërsa kanë rënë nga lartësia shtetasit Y.C., 47 vjeç dhe S.M., 59 vjeç, të cilët u dërguan menjeherë në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.Bëjnë me dije se dy punëtorët momentalisht ndodhen në sallën e operacionit dhe gjendja e tyre shëndetësore nuk është e mirë.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply