17.5 C
Tiranë
HomeSportLajm i bujshëm nga Italia/ Interi arrin akordin me klubin e Serisë...

Lajm i bujshëm nga Italia/ Interi arrin akordin me klubin e Serisë A për sulmuesin e kombëtares “axurre”

Një lajm i bujshëm ka qarkulluar mëngjesin e sotëm në mediat italiane. Sipas “Tuttomercatoweb”, Interi ka arritur akordin me klubin e Torinos, për shërbimet e sulmuesit të Kombëtares italiane, Andrea Beloti.

Raportohet se palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët, për transferimin e “gjelit” te zikaltërit për 15 milionë euro plus bonuse, teksa pritet vetëm vendimi i sulmuesit.

Klubet kërkojnë të mbyllin marrëveshjen sa më shpejtë të jetë e mundur, teksa gjasat janë të mëdha që së bashku me Belotin, në Milano të mbërrijë edhe Korrea, për të blinduar repartin ofensiv të skuadrës së Inzagit. Interi së fundmi ka rritur ofertën në 30 milionë euro për sulmuesin e Lacios.

Për sa i përket Belotit, sulmuesi 27-vjeçar do të largohet nga Torino pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon vitin tjetër.

Burimi: PANORAMASPORT.AL

Qëndro me ne
13,800FansLike
10,902FollowersFollow
Më të lexuarat
Të tjera

Lini një koment