12.5 C
Tiranë
HomeArgetimKurioziteteKy është aplikacioni më i preferuar nga kriminelët

Ky është aplikacioni më i preferuar nga kriminelët

Së fundmi një hetim i Financial Times, i kryer me ndihmën e shoqërisë së sigurisë kibernetike  ka zbuluar  se aplikacioni  Telegram po përdoret  shumë nga kriminelët kibernetikë.

Prania e kanaleve private dhe instrumenteve që lejojnë transferimin e dokumenteve me përmasa të mëdha, kanë bërë që aplikacioni të përdoret për dërgimin e bazave të të dhënave fryt i data breach. ose operacione të tjera të paligjshme. Mjafton të bëhesh pjesë e disa grupeve publike të specializuara në të tilla “shkëmbime” për të marrë të dhëna të konsiderueshme, vetëm duke dërguar shuma të mëdha parash.

Financial Times ka treguar se kohët e fundit është rritur edhe përdorimi i disa “fjalëve” tipike në gjuhën e piratëve informatikë. Ndër to përmendim “Email: pass” dhe “combo”, terma ah hoc që tregojnë kopjimin e kredencialeve (email dhe fjalëkalim) që përdoren në faqe me natyrë të ndryshme  dhe të blera për t’u dhënë mundësinë personave për të hyrë në account-tet e faqeve dhe shërbimeve të të tjerëve.

Analistja e kërcënimeve informatike në Cyberint,Tal Samra ka deklaruar se ka një rritje të madhe të përdorimit të ‘Telegram’ nga kriminelët informatikë.“Kohët e fundit kemi parë një rritje me 100% të përdorimit të aplikacionit.

Shërbimi i koduar i mesazheve është gjithnjë e më i përhapur në mesin e aktorëve të kërcënimeve, që kryejnë aktivitete të paligjshme dhe shesin të dhëna të vjedhura – ndër të tjera, Telegram është më komod për t’u përdorur se dark web”, u shpreh ajo.

Gjithashtu , sipas të dhënave nga ‘Sensor Tower’, platforma ka më shumë se 500 milionë përdorues aktivë dhe ka kapërcyer 1 miliard shkarkime në muajin gusht.

Qëndro me ne
14,000FansLike
10,544FollowersFollow
Më të lexuarat
Të tjera

Lini një koment