Kush janë dy “të fortët” që bien në rrjetën e OFL-së të cilët janë dënuar për vjedhje me armë dhe dhunë

0
14

Në “rrjetën” e Operacionit Forca e Ligjit kanë rënë këtë të premte dy shtetas me banim në Tiranë, më konkretisht Bylbil Thika dhe Erjon Cenokaçi.

I pari është dënuar për veprën “vjedhja me armë” e kryer në bashkëpunim, ndërsa shtetasi i dytë është dënuar për “vjedhje me dhunë”Finlandë.

Njoftimi i plotë

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

  1. B. Th., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, kryer në bashkëpunim;
  2. E. C., banues në Tiranë, i dënuar në Finlandë për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Burimi: Panorama.al

Leave a Reply