20.7 C
Albania
Tue, 18 May, 2021

Kush janë 8 lumenjtë kryesorë të Shqipërisë

Territori hidrografik i Shqipërisë ka një sipërfaqe prej 44.000 km2 ose 57% më shumë se territori i saj. Shqipëria ka 8 lumenj kryesorë:Drini, Buna, Vjosa, Semani, Mati, Shkumbini, Ishmi dhe Erzeni.

Lartësia mesatare e territorit hidrografik të Shqipërisë është rreth 700 m mbi nivelin e detit.Prurja mesatare shumëvjeçare e rrjedhjes së përgjithëshme të lumenjve është rreth 1.245 m3/sek. Për shkak të veçorive morfologjike, Shqipëria është shumë e pasur në lumenj.Më shumë se 152 lumenj dhe përrenj, formojnë përfundimisht 8 lumenj të mëdhenj, që rrjedhin nga juglindja drejt veriperëndimit, kryesisht, drejt bregdetit Adriatik.

Lumenjtë më të rëndësishëm të Shqipërisë janë Drini me 340 m3/sek,Vjosa me 210 m3/sek,Semani me 101 m3/sek,Mati me 74 m3/sek,Shkumbini me 60 m3/sek, etj.

Megjithëse prurjet e këtyre lumenjve janë relativisht të vogla, ato kanë rënie të madhe dhe bëjnë që potenciali hidroenergjetik i tyre të jetë i konsiderueshëm për vendin tonë.

Këto e bëjnë Shqipërinë një vend të pasur në rezerva ujore dhe potenciali hidroenergjetik që mund të shfrytëzohet, të ketë vlera të rëndësishme për zhvillimin e vendit.

Artikuj të ngjashëm

Lini një përgjigje

Qëndro i lidhur

11,015FansaPëlqeje
10,700NdjekësitNdiq
- Advertisement -

Artikujt e fundit