20.5 C
Tiranë
HomeAktualitetKur do ketë rritje pensionesh? Rama: Ju lutem mos e quani premtim,...

Kur do ketë rritje pensionesh? Rama: Ju lutem mos e quani premtim, sot mund t’ju jap vetëm fjalën. Do të varet nga…

Kryeministri Edi Rama është angazhuar për rritje të pensioneve në gjysmën e dytë të mandatit të tretë qeverisës.

Shefi i qeverisë u kujdes të nënvizonte që ku nuk është një premtim. Por rritja e pensioneve do të varet nga ecuria e përgjithshme e reformave dhe ecuria e ekonomisë në gjysmën e parë të mandatit.

Deklarata e Kryeministrit Edi Rama për pensionet:

“Dua t’u them gjithë gjyshërve e gjysheve se një plan i varur nga ecuria e përgjithshme e reformave dhe ecuria e ekonomisë në gjysmën e parë të mandatit, është në tryezën tonë e do jetë padiskutim dita më e bukur e jetës sime publike politike të marr dot shpërblim buzëqeshjen e tyre të bekuar duke e vënë në veprim planin për një rritje domethënëse të pensioneve.

E sot mund të jap vetëm fjalën që do e mbaj në mendje cdo ditë marrjen e atij shpërblimi të shenjtë, por ju lutem mos e quani premtim vetëm angazhim solemn për të bërë gjithçka është e mundur për këtë premtim të munguar.

S’kisha pse i hapja punë vetes për një gjë kaq të madhe po të mos besoja se kjo është dicka që ia vlen për të bërë maksimumin”.

Burimi: Panorama

Qëndro me ne
14,000FansLike
10,779FollowersFollow
Më të lexuarat
Të tjera

Lini një koment