Kufoma e gjetur në Durrës/ Policia jep detaje

0
2

Gjatë mëngjesit të sotshëm është gjetur një kufomë pothuajse e dekompozuar në Durrës.

Sipas policisë kufoma është e paidentifikuar ende.

Kufoma është gjendur në afërsi të kalatave të terminalit të portit Durrës, brenda basenit të ujërave.

Nga këqyrja paraprake dyshohet të jetë emigrant sirian ose afrikano-verior.

Paraprakisht mendohet se gjetja e kufomës lidhet me një ngjarje të fundjavës së kaluar kur 4 shtetas të huaj, marokenë dhe sirianë, u hodhën në det, në tentativë për të lundruar drejt një trageti.

Tre prej tyre u sprapsën nga forcat e kufirit, ndërsa i katërti nuk u gjet dhe dyshohet të jetë personi që u gjet sot pranë kalatës nr.5 të portit.

Durrës/Informacion paraprak:

Më datë 10.07.2020, rreth orës 07:45, në akuariumin  e portit, është gjetur i mbytur një shtetas ende i paidentifikuar, i seksit mashkull, i dekompozuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe për zbardhjen e ngjarjes.

Leave a Reply