Ktheu “Shën Sofinë” në xhami, Erdogan me zë të lartë: Është çështja jonë, nuk duam tension

0
4

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan thotë se çështja e kishës Shën Sofia është çështje vetëm e Turqisë.

“Vendimi përfundimtar për statusin e Hagia Sophia ka të bëjë me kombin turk dhe me asnjë  tjetër. Është çështje jona e brendshme”, tha presidenti turk, duke iu referuar reagimeve për shndërrimin në xhami të Shën Sofias.

Në një intervistë për revistën Kriter, Rexhep Tajip Erdogan u rishfaq në pozicionin e tij për Shën Sophia .

Presidenti turk, tha se vendimi për ta kthyer kishën në muze në vitin 1934 ishte “jashtëzakonisht i dhimbshëm për kombin tonë” .

Në të njëjtën intervistë, presidenti turk gjithashtu përmendi ato që po ndodhin në rajonin e Mesdheut, duke argumentuar se vendi i tij “nuk dëshiron tension në rajon”.

Unë e them qartë dhe me zë të lartë. Ne nuk duam tension në Mesdhe , i cili ka qenë djep i kulturave të ndryshme përgjatë historisë. Përkundrazi, ne besojmë se depozitat e hidrokarbureve janë një mundësi për të gjithë rajonin“, tha Rexhep Tajip Erdogan.

“Dera jonë është e hapur për çdo ofertë bazuar në bashkëpunim dhe shpërndarje të barabartë. Ne jemi të gatshëm të punojmë me të gjithë mbi këtë bazë “.

Leave a Reply