8.5 C
Tiranë
HomeBotaKryeministri grek reagon ashpër pasi gazetarja holandeze e quan atë “gënjeshtar”

Kryeministri grek reagon ashpër pasi gazetarja holandeze e quan atë “gënjeshtar”

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis pati një përplasje verbale me një gazetare gjatë një konference për media në Athinë, lidhur me politikat e emigrimit dhe kushtet në kampet e refugjatëve në ishullin greke Samos.

Duke qëndruar pranë homologut holandez Mark Rutte, Mitsotakis humbi gjakftohtësinë kur dikush që u identifikua si gazetare nga një media holandeze, e akuzoi se po “gënjen” lidhur me atë se çfarë po ndodhë me emigrantët ilegal që po arrijnë në Greqi – kryesisht përmes Turqisë.

Mitsotakis filloi plotësisht i qetë të jap përgjigje bukur të gjatë, por me kalimin e minutave situata vetëm sa vinte e bëhej më e “nxehtë”.

“Ajo çfarë nuk do të pranojë është se në këtë zyrë të fillosh të më fyesh mu apo popullin grek me akuza dhe shprehje që nuk mbështeten në fakte, në kohën kur ky vend po ballafaqohet me krizën e emigrantëve dhe një numër i madh i tyre janë shpëtuar në det”, filloi kryeministri grek t’i kundërpërgjigjet gazetares.

Por debati u “nxeh” edhe më shumë kur Mitsotakis foli për kushtet në kampet e refugjatëve në Greqi, që shpesh janë cak i kritikave të mediave dhe organizatave joqeveritare.

“A e keni vizituar ndonjëherë kampin e ri në ishujt tonë. Ke qenë në Samos. Jo nuk ke qenë në Samos. Nëse shkoni atje do të shihni një kamp të bukur që u financua me paratë e BE-së, është një qendër shumë e pastër, me lodra dhe nuk krahasohet assesi me ato që i kemi pasur më parë”, shtoi kryeministri grek. 

Qëndro me ne
14,000FansLike
10,557FollowersFollow
Më të lexuarat
Të tjera

Lini një koment