8 C
Albania
Sun, 18 April, 2021

“Kriza më e rëndë që mbahet mend”/ Paralajmërimi i zyrtarit të qeverisë: Çfarë rrezikon Britania brenda dy javësh

Shërbimi Shëndetësor Kombëtar i Britanisë po përballet me “krizën më të rëndë që mbahet mend”, paralajmëroi zyrtari i lartë i qeverisë, njeheresh shefi i mjekësisë, Chris Whitty.

Në një kohë që po bëhet thirrje për mbylljen e çerdheve dhe përfundimin e lejimit të grumbullimeve të dy familjeve së bashku, ministrat thonë se nuk ka plane për shtrëngim masash, por do kërkohet të zbatohen rregullat e bllokimit në mënyrë rigoroze duke urdhëruar policinë të jetë në pararojë dhe të vendosë gjoba.

Whitty paralajmëroi se spitaleve do u duhet të largojnë pacientët në urgjencës që nuk janë me COVID, nëse numri i pacientëve të infektuar nuk bie.

Shërbimi Shëndetësor Kombëtar rrezikon të mbingarkohet brenda dy javësh, tha ai, dhe në disa zona po përballej me “situatën më të rrezikshme që mbahet mend”.

Britania ka pasur së fundmi për katër ditë rresht më shumë se 1.000 vdekje në ditë.

Burimi: Panorama.al

Artikuj të ngjashëm

Lini një përgjigje

Qëndro i lidhur

10,969FansaPëlqeje
10,700NdjekësitNdiq
- Advertisement -

Artikujt e fundit