30.7 C
Albania
Sun, 20 June, 2021

Konfirmohen rastet e para të gripit të shpendëve/ Ministrja tregon ku janë tre vatrat në Shqipëri

Ende pa kaluar ethet e një pandemie, Shqipëria po përballet me një tjetër kërcënim shëndetësor.

Pavarësisht masave parandaluese të marra, pasi gripi  i shpendëve mbërriti në vendet fqinje, H5N8 ka depërtuar edhe në Shqipëri. Mbrëmjen e së martës, Ministria e  Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka konfirmuar tri rastet e  para të identifikuara në shpendë të oborrit në tri zona: Fushë-Krujë, Dajt dhe Bujan. Pasi janë eliminuar rastet e konfirmuara, bashkë me ato  të dyshuara, ekspertët e Ministrisë së Bujqësisë kanë hartuar një paketë masash për  ndalimin e përhapjes së mëtejshme të këtij virusi.

MASAT

Nuk ka qenë temë dite, por alarmi për “Gripin e Shpendëve” ka muaj që është ngritur. Është Organizata  Botërore e Shëndetit të Kafshëve ajo që ka sinjalizuar  Ministrinë e Bujqësisë dhe  Zhvillimit Rural për vëmendje të shtuar ndaj këtij virusi,  pasi preku disa vende të rajonit e më gjerë. Kjo bëri që  ministrja Milva Ikonomi me grupin e ekspertëve të hartonin një plan masash, të cilat  nuk arritën ta mbanin Shqipërinë të izoluar ndaj H5N8.  “Së pari, u bë ndalimi i hyrjes të shpendëve në territorin e vendit tonë nga vendet që kanë konfirmuar praninë e sëmundjes. Pranë Ministrisë së Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural është ngritur Qendra Kombëtare e Krizës për drejtimin dhe koordinimin e planit të veprimit”, thuhet në komunikatën e Ministrisë për mediat mbi masat e marra para se të konstatoheshin rastet e para. Tanimë, masat parandaluese janë të tjera dhe më strikte.

“Në vijim, Urdhri i ministrit ndalon në rang kombëtar  tregtimin e shpendëve të gjallë në mjediset e hapura dhe në tregjet e kafshëve të gjalla. Lejohet lëvizja e shpendëve me  destinacion thertoret, të shoqëruar vetëm me certifikatë  shëndetësore veterinare”, cit-ohet në njoftimin ku nënvizohet se produktet dhe nën- produktet e shpendëve të  prekur nuk paraqesin rrezik  për shëndetin e konsumatorëve. Sidoqoftë, rekomandohet respektimi i higjienës  dhe gatimi në temperatura të larta të të gjitha produkteve me origjinë shtazore.

Burimi: Panorama.al

Artikuj të ngjashëm

Lini një përgjigje

Qëndro i lidhur

11,003FansaPëlqeje
10,700NdjekësitNdiq
- Advertisement -

Artikujt e fundit