29.5 C
Tiranë
HomeArgetimKurioziteteKëto janë 3 detaje si të dalloni një tradhtar serial (para se...

Këto janë 3 detaje si të dalloni një tradhtar serial (para se të jetë shumë vonë)

Mbase je vetë, mbase ke qenë viktimë, ose ke qenë një shoqe që e ke parë tradhtarin dhe nuk ke ditur si të reagosh. Në çdo rast të gjithë kemi parë ose dëgjuar a përjetuar një situatë tradhtie.

Historia është e njëjta: Nis një lidhje e bukur, zgjat ca kohë, pastaj çiftin e pushton rutina, ditët mezi shtyhen dhe ja ku ndodh, njëri prej të dyve tradhton.

Ama me 3 detaje të thjeshta do e kuptoni në kohë nëse ai/ajo kanë material tradhtari:

Janë persona të pasigurt: Një person që ka këtë problem e ka të vështirë të besojë se është mjaftueshëm për atë që ka përballë. E kështu raporti transformohet duke çuar në tradhëti.

Ata ju kërkojnë komplimenta dhe aprovim gjithë kohës: Një tradhtar serial është i pari që kërkon të ndihet mirë dhe të komplimentohet nga personi që ka përballë, pasi vuan nga pamundësia për të gjetur kënaqësi brenda vetes.

Tradhtarët e pëlqejnë ndryshimin: Ata kanë një nevojë të vazhdueshme për të ndryshuar, duke nisur nga marrëdhënia në çift tek ndryshimet e mobiljeve në shtëpi. Ata kanë nevojë për emocione të reja vazhdimisht dhe stabiliteti i frikson.

Qëndro me ne
13,510FansLike
10,902FollowersFollow
Më të lexuarat
Të tjera

Lini një përgjigje