10.5 C
Tiranë
HomeArgetimPsikologjiKëshillat dhe pyetjet që ju ndihmojnë të forconi lidhjen me fëmijën tuaj...

Këshillat dhe pyetjet që ju ndihmojnë të forconi lidhjen me fëmijën tuaj adoleshent

Në kohën kur fëmijët tuaj afrohen me vitet e adoleshencës, bisedat me ta nuk janë gjithnjë aq të thjeshta sa ç’kanë qenë më parë. Ditët e bukura kur ata ju tregonin historitë me “Pokemon” kanë mbaruar dhe tani bisedat shoqërohen me shumë psherëtima apo rrotullime sysh. Në fakt, kjo sjellje është normale për një adoleshent dhe nuk do të thotë që fëmija yt nuk do të bisedojë apo të krijojë një lidhje me ty.

Sipas Mia Rosenberg, punonjëse dhe kliniciste socile pranë “Upsider Thrapy” në New York, adoleshentët duan të flasin me prindërit dhe të tregojnë gjërat e tyre. Megjithatë duan ta bëjnë në momentin e duhur, prandaj prindërit duhet të gjejnë mënyrën më të mirë që të afrohen me ta, përveç kohës së përshtatshme. Madje sipas David Grammer, terapist i “Grammer Family Therapy”, ata preferojnë që prindërit t’i bëjnë pyetje direkte dhe jo me nënkuptime apo që të zgjaten në bisedat e tyre. Prandaj nuk duhet të keni frikë që t’i bëni pyetje si “Si ndihesh?” apo “Kam vënë re që së fundmi je i mërzitur, do ta flasësh me mua?”.

Këto janë disa këshilla nga ekspertët e terapisë, për të ditur si të flisni me ta teksa kalojnë këtë fazë delikate të rritjes. Plus disa pyetje që mund t’ju shërbejnë në bisedë.

Këshillat.

1.Kuptoni kur ju japin sinjale që duan të flasin. Si për shembull kur nisin të flasin për gjëra të vogla, sa për t’ju vënë në provë.

2.Ofrojini një hapsirë ku nuk do i gjykoni.

3.Praktikohuni për t’u bërë një dëgjues i mirë. Pregatituni që ky do të jetë roli juaj në bisedë.

4.Shmangeni kontaktin e drejtpërdrejtë në sy.

Nëse nisni të flisni me djalin/vajzën adoleshente, por vjen një moment kur nuk dini si ta mbani bisedën të vazhdojë, Këtu keni peytjet që mund t’ju ndihmojnë.

Pyetjet.

1.Nëse do zgjidhje një vend në botë për të jetuar, cili do ishte?

2.Vazhdon të përdorësh TikTok apo ka dalë ndonjë aplikacion më i ri?

3.Cila është për ty dita perfekte?

4.Kam vënë re që nuk e ke takuar më (një shok apo shoqe). Çfarë bëhet me të këto kohë?

5.Cili është mendimi yt (për një ngjarje të caktuar që po ndodh)?

6.Çfarë do bëje nëse do ishe kryeministër?

7.Nga çfarë ke frikë më shumë?

8.Cili është produkti yt i preferuar?

9.Si do më përshkruaje mua si prind?

10.Më thuaj diçka që të bën vërtetë të lumtur.

11.Më sugjero ndonjë serial të mirë.

12.Ndihesh ndonjëherë vetëm?

13.Çfarë të bën të ndihesh më mirë kur je i mërzitur?

14.Kur dikush të thotë të bësh diçka që nuk do, çfarë i thua?

15.Cila është lënda jote e preferuar në shkollë këtë vit?

16.Cila është kënga jote e preferuar këto kohë?

17.Cili është kujtimi më i bukur që ke?

18.Çfarë do bëje nëse nuk do kishte më (diçka që e do shumë)?

19.Të pëlqen më shumë fshati apo qyteti?

20.Çfarë mendon se më pëlqen më shumë tek ty?

Qëndro me ne
14,000FansLike
10,792FollowersFollow
Më të lexuarat
Të tjera

Lini një koment