25.7 C
Albania
Fri, 23 July, 2021

Kek i bërë me lëkurë limoni, plot aromë!

Kekun me lëkurë limoni mund ta përgatisni për çdo rast, nëse keni të ftuar në shtëpi, nëse ju hahet diçka e ëmbël apo për t’ja dhurar një miku.

Ka një shije dhe aromë aq të lehtë sa mund të themi se është i preferuari i të gjithëve.

Mësoni si ta përgatisni lehtë këtë recetë të shpjeguar për ju mëposhtë.

Përbërësit

190 gr miell

250 gr sheqer

4 vezë

120 ml krem qumështi (pana për ëmbelsira)

75 gr gjalpë pa kripë

1 lugë e gjysmë çaji me pluhur pjekës

Gjysmë luge çaji xhenxhefil pluhur

1 limon i madh ose 2 të vegjël

15 gr ekstrakt vanilje

50 ml marmaladë

Gjysmë luge çaji ujë

Kripë

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e këtij keku ndizni furrën në temperaturën 180 gradë dhe lyeni me pak gjalpë e miell një tavë me madhësi 20-25 cm.

Sipër tavës vendosini një letër pjekje dhe lëreni mënjanë për të vazhduar me përgatitjen e kekut.

Në një enë përzieni miellin, pluhurin pjekës, xhenxhefilin dhe kripën, ndërsa në një tjetër shtoni sheqerin bashkë me lëkurën e grirë të limonit.

Shtrydhni veçmas edhe gjysmën e limonit, ndërkohë përzieni me duar sheqerin me lëkurën e limonit në mënyrë që të bashkohen mirë.

Një nga një po tek sheqeri, shtoni vezët të cilat duhet të jenë në temperaturë ambienti.

Pas secilës prej tyre përzieni mirë me rahhës elektrik në mënyrë që sheqeri të shkrijë dhe në fund shtoni edhe lëngun e limonit që shtyrdhët më parë bashkë me kremin e qumështit.

Këtë proces mund ta bëni edhe me anë të një rrahësi elektrik të posacëm për vezët përveçse me dorë.

Merrni enën tjetër ku ndodhen përbërësit e thatë dhe shtojeni pak nga pak tek kjo që po punoni pjesën tjetër të brumit.

Ndërkohë shkrini gjalpin dhe përziejeni me esencën e vaniljes.

Në fund duke përzier, shtojeni pak nga pak tek brumi i kekut që sapo përgatitët.

Brumi përfundimtar do të jetë i trashë, kremoz e pa kokrriza.

Hidheni të gjithin tek tava që përgatiët në fillim dhe futeni të piqet për 70 – 75 minuta ose derisa të marrë ngjyrë të artë në sipërfaqe.

Kur të jetë pjekur nxirreni nga furra dhe pasi të ftohet pakra hiqeni me kujdes nga tava.

Sipas dëshirës mund t’i përgatisni salcën më marmaladë për ta lyer sipër.

Mjafton të zieni marmaladën me ujin në një tigan të vogël dhe ta lini të ziejë derisa të formohet një masë kremoze.

Hidhjani sipër kekut tuaj dhe lëreni të ftohet për 2 orë dhe mund ta shërbeni sipas dëshirës tuaj.

Artikuj të ngjashëm

Lini një përgjigje

Qëndro i lidhur

11,003FansaPëlqeje
10,700NdjekësitNdiq
- Advertisement -

Artikujt e fundit