9 C
Albania
Wed, 14 April, 2021

Kategoria Superiore, Teuta e Laçi rindezin garën për titull

Katër skuadra në distancën e dy pikëve. Gara për titullin kampion është më e hapur se asnjëherë. Për më tepër që Vllaznia kryesuese është vetëm një pikë larg.Kjo për meritë të Teutës, që i theu shkodranët me golin e yllit Dejvi Bregu. Vllaznia është zyrtarisht në krizë, për herë të parë në këtë sezon.Durrsakët, që ndajnë vendin e dytë me Laçin, i bënë nder edhe kurbinasve, të cilët fituan 2-1 në trasfertë me Kukësin.Edhe Partizani mbetet në garë, pavarësisht barazimit 1-1 në Fier me Apoloninë, me të kuqtë që në vitin 2021 kanë humbur katër pikë në sfidat me ekipin që lufton për mbijetesë.

Artikuj të ngjashëm

Lini një përgjigje

Qëndro i lidhur

10,984FansaPëlqeje
10,700NdjekësitNdiq
- Advertisement -

Artikujt e fundit