8.5 C
Tiranë
HomeBotaKatastrofë në Arktik, Putin shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Katastrofë në Arktik, Putin shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, u detyrua të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, pasi rreth 20 mijë ton naftë janë derdhur në Arktik nga një depozitë e një termocentrali pranë qytetit siberian, Norilsk, të premten e kaluar.

Termocentrali është në pronësi të kompanisë “Norilsk Nickel”, e cila është prodhuesi kryesor i nikelit dhe paladiumit në botë. Drejtori i termocentralit, Vyacheslav Starostin, u vu në pranga pas ngjarjes. Ndërkohë, autoritetet ruse kanë nisur hetimet për ndotjen dhe neglizhencën e pretenduar. Presidenti Putin reagoi me zemërim, pasi autoritetet lokale e njoftuan qeverinë me vonesë për ngjarjen.

Pamje tronditëse janë shpërndarë në internet nga lumi Ambarnaya, uji i të cilit ka marrë ngjyrë të kuqe. Një ekspert vendas ka parashikuar që kostoja e pastrimit do të arrijë mbi 1 miliard dollarë, ndërsa ambientalistët janë shprehur se mund të duhen dekada të tëra për të pastruar totalisht zonën nga ndotja.

Qëndro me ne
14,000FansLike
10,783FollowersFollow
Më të lexuarat
Të tjera

Lini një koment