Kapet në autostradën Krujë-Laç i dënuari për vrasje/ Ja çfarë kishte në makinën e tij

0

Arrestohet në flagrancë një 44-vjeçar, i dënuar më parë me 16 vjet burg, për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

Ai u kap nga Strukturat e Policisë së Durrësit, specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në operacionin policor të koduar “Shtegtari”.

“Në pranga ra shtetasi me inicialet A. F., 44 vjeç, banues në Krujë, i dënuar më parë me 16 vjet burg, për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

Ky shtetas është konstatuar nga shërbimet e Policisë në autostradën Krujë-Laç, duke transportuar me mjetin tip “Volkswagen”, 5 shtetas sirian, emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit”.

Në cilësinë e provës materiale materiale u sekuestruan mjeti tip “Volkswagen” dhe një aparat celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Leave a Reply