8 C
Albania
Sun, 18 April, 2021

Kaos në Rinas! Greva e kontrollorëve bën të pamundur uljen e avionëve/ Balluku niset me urgjencë për të negociuar me punonjësit (Kërkesat e sindikatës)

Kontrollorët e trafikut ajëror në Rinas kanë vijuar grevën edhe ditën e sotme duke sjellë mbylljen e kullës së vrojtimit. Për pasojë është bërë e pamundur ulja e avionëve në pistë.

Një avion pasagjerësh që vinte nga Greqia ka qëndruar në pritje rreth 30-minuta mbi aeroport dhe për shkak pamundësisë për ulje është detyruar të kthehet drejt destinacionit nga ishte nisur.

Në aeroport pritet të shkojë dhe vetë ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku për të negociuar me kontrollorët për rinisjen e punë. Ndërkohë kontrollorët kanë hartur një plan me 5 pika, realizimi it ë cilave sipas tyre do të zhbllokojë ngërçin e krijuar.

Kërkesat e kontrollorëve:

Rikthim i kolegëve në punë

Shfuqizim i vendimeve të bordit

Rikthimi i pagës së plotë sipas kontratës kolektive

Transparencë financiare e plotë për vitin 2020

Një anëtar sindikate të jetë anëtarë bordi

Artikuj të ngjashëm

Lini një përgjigje

Qëndro i lidhur

10,969FansaPëlqeje
10,700NdjekësitNdiq
- Advertisement -

Artikujt e fundit