8 C
Albania
Sun, 18 April, 2021

Jonida Shehun e përndjek vetëm një pyetje dhe mesa duket përgjigja po vjen…

E ftuar në “Abc e pasdites” me Ermal Peçin, Jonida Shehu ka treguar më shumë detaje rreth largimit të saj nga “Top Channel” dhe rrugëtimit të ri në ekranin e “Abc News”.


Moderatorja tregoi se formati i mëparshëm “Soiree” u mbyll për shkak të pandemisë, megjithatë sot e kësaj dite ndjekësit vazhdojnë ta pyesin se kur do të rikthehet sërish ky fromat.


“Soiree ishte një projekt i një ekipi që u bën bashkë dhe menduan që të bënin diçka të bukur, ndryshe. Dhe për mua ishte diçka ndryshe nga ato që kisha bërë deri në atë moment. Për fat të keq ne u detyruam ta ndërprisnim dhe ka shumë njerëz që më shkruajnë akoma “A do të filloj programi?” Situata e pandemisë na vendosi në pozita të vështira që nuk dinim më si do të realizohej ky proces, dhe u vendos si nga ne, por dhe televizioni që ishte bashkprodhues ta ndalonin”, tregoi Shehu.

Megjithatë pas kësaj periudhe duket se Jonida do të rikthehet sërish me “Soiree”. Këtë detaj e kanë vënë re dhe ndjekësit për shkak se emri i mëparshëm i cili shënonte “Soiree në Top Channel” në “Instagram” tani shënon “Soiree sezoni 3”.
Jonida e drejtoi programin për dy sezone rresht në ekranin e “Top Channel”, aty ku dhe shfaqej çdo të mërkurë në orarin e “prime time”.

Burimi: revistawho.com

Artikuj të ngjashëm

Lini një përgjigje

Qëndro i lidhur

10,969FansaPëlqeje
10,700NdjekësitNdiq
- Advertisement -

Artikujt e fundit