20.5 C
Tiranë
HomeAktualitetJeni bërë gati për plazh? Hidhini një sy motit...

Jeni bërë gati për plazh? Hidhini një sy motit…

Ditën e sotme do të ketë reshje të dobëta shiu në të gjithë vendin. Institutiti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit njofton se temperaturat maksimale në vendet bregdetare do të shkojnë deri në 34 gradë. Ndërsa në vendet malore temperaturat maksimale do të shkojë deri në 26 gradë.

“Në zona të kufizuara të qarqeve, nuk përjashtohet mundësia që të ketë ndonjë reshje në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më e mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre) kryesisht gjatë pasditeve.”, njofton IGJEUM.

TEMPERATURAT

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 25 / 34°C

në vendet e ulëta: 22 / 33°C

në vendet malore: 15 / 26°C

ERA

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, kryesisht në bregdet.

Qëndro me ne
14,000FansLike
10,779FollowersFollow
Më të lexuarat
Të tjera

Lini një koment